E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr i ashpër mes Bushatit dhe Bidos: Ty duhet të të vënë flakën!
Lajme

Sherr i ashpër mes Bushatit dhe Bidos: Ty duhet të të vënë flakën!

Një përplasje e fortë verbale u regjistrua në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku analisti Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, diskutuan mbi dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestave.

Gjatë debatit, Bushati publikoi një video ku shfaqet një qytetar nga Durrësi i shtrirë në tokë, i cili sipas tij goditet me shkopinj gome nga efektivët e policisë. Ai e cilësoi veprimin si të papranueshëm dhe përdori tone të ashpra ndaj uniformave blu, ndërsa Bido mbrojti qëndrimin e policisë, duke theksuar se bëhet fjalë për punonjës që kryejnë detyrën dhe mbajnë familjet e tyre.

Debati i plotë:

Bushati: Këtë pamje nuk e jep asnjë media sot.

Bido: Po atë policin që i vajti pllaka në kokë.

Bushati: Këtu ke një qytetar të çmobilizuar dhe vjen një bandit kriminel.

Bido: Me 700 mijë lekë rrogë.

Bushati: Një bandit kriminel.

Bido: Një polic me 700 mijë lekë rrogë që mban familjen me bukën e gojës dhe nuk është as i PS as i PD, por i Policisë së Shtetit.

Bushati: Nëse flisni kështu bëheni 2 banditë.

Bido: Je ti bandit në radhë të parë nëse krahason dhunën fizike të një krimineli me neutralizimin që bën policia.

Bushati: Në çdo vend të botës një qytetar i çmobilizuar, i shtrirë për tokë, vazhdon të goditet me shkopinj gome.

Bido: Hajde hapim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani, se në Amerikë flasin armët.

Bushati: Kjo është fytyra kriminale.

Bido: Hajde shohim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani.

Vatnikaj: Rregulloni Gjermaninë se e rregulluat Shqipërinë.

Bushati: Bëhen edhe filma, thoshte Elisa. O Bido, nuk mund ta mbrosh këtë.

Bido: Polici që ka neutralizuar individin nuk mund ta shoqërojë në komisariat.

Andi Bushati: Ik ore aman, dole tani nga grekët te agjentët gjermanë. Ti thua edhe kur kapet Rama duke vjedhur, thua vidhet edhe në Gjermani. Në këtë situatë absurde që fajësojmë të vjedhurin dhe të goditurin, themi duhet ta pësosh përderisa ke dalë në protestë.

Ardit Bido: Po dhunove, do të arrestohesh.

Andi Bushati: Po të tregoj video, një qytetar të çmobilizuar, i bie polici me shkelm qytetarit të shtrirë. Unë tregoj faktin, ti thua po ushtrove dhunë… Ku e ka ushtruar dhunën ky?

Ardit Bido: Po ti ku e di? Kjo vërtetohet në gjykatë. E di ti, në Amerikë kërcet plumbi. Nuk mund të thuash pse arrestohet. Pse një grup huliganësh që gjuajnë me vezë, policia i neutralizon…

Andi Bushati: Me logjikën tënde, që gjykon njerëzit në grup, pas asaj që kanë parë me Ballukun, edhe ty duhet të të vënë flakën.

Ardit Bido: Edhe ty.

Andi Bushati: Po edhe mua bashkë me ty.

Ardit Bido: Edhe ty edhe Yllit, ju jeni gjithë jetën establishment.

Ylli Rakipi: Ne jemi në punë.

Andi Bushati: Ka një diferencë të madhe. Jam establishment, por nuk më ka detyruar njeri të votoj pro një hajdute si Balluku. E ke ngritur ti kartonin. Mbro hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit. Voto për hajdutët dhe tund flamurin.

Ardit Bido: Ti duhet të dëgjosh dhe respektosh mendimin tim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.