E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Chair Airlines nis fluturimet direkte Zürich–Tiranë
Lajme

Chair Airlines nis fluturimet direkte Zürich–Tiranë

Linja e re ajrore forcon lidhjet mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mirëpritur sot fluturimin inaugurues të kompanisë zvicerane Chair Airlines, duke shënuar nisjen zyrtare të operimeve të saj në Shqipëri.

Linja e re direkte mes Zyrihut dhe Tiranës do të funksionojë tre herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët që lëvizin mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Për të shënuar nisjen e këtij bashkëpunimi, fluturimi i parë u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një ceremoni tradicionale dhe simbolike.

Chair Airlines është një kompani ajrore zvicerane me bazë në Zyrih, e specializuar në fluturimet turistike. Ajo operon me një flotë avionësh Airbus A319 dhe A320, ndërsa me përfshirjen e Tiranës në rrjetin e saj synon të zgjerojë më tej praninë në rajonin e Ballkanit.

Drejtori Operacional i Tirana International Airport, Piervittorio Farabbi, u shpreh se kjo linjë e re përfaqëson një tjetër hap në forcimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Evropën.

“Kjo linjë e re përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Europën dhe pasqyron kërkesën në rritje për udhëtime mes Tiranës dhe Zyrihut. Jemi të kënaqur të mirëpresim Chair Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me padurim një bashkëpunim të suksesshëm afatgjatë”, tha Farabbi.

Edhe Drejtori Ekzekutiv i Chair Airlines, Shpend Ibrahimi, e cilësoi nisjen e linjës një moment të rëndësishëm për zgjerimin e rrjetit të kompanisë.

“Nisja e linjës sonë të re Zyrih–Tiranë përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit tonë. Shqipëria është një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për Chair Airlines dhe kjo linjë e re u ofron pasagjerëve tanë edhe më shumë zgjedhje, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e udhëtimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë”, deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se kompania është e kënaqur që këtë hap e ndërmerr në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe se pret zhvillimin e mëtejshëm të kësaj linje në vitet e ardhshme.

Me hyrjen e Chair Airlines në tregun shqiptar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon zgjerimin e partneriteteve ajrore dhe rritjen e mundësive të udhëtimit për pasagjerët, duke forcuar rolin e Tiranës si një nga nyjet ajrore më dinamike në rajon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.