Dhunimi i 17-vjeçares, burg për dy vajza dhe “arrest shtëpie” për një tjetër
Prokuroria e Fierit ka ndërmarrë veprime të menjëhershme lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, duke caktuar masa të rrepta sigurie për tre vajzat e përfshira në dhunimin e një 17-vjeçareje.
Sipas vendimit, masa “arrest me burg” është vendosur për 19-vjeçaren Leonela Lamaj, si edhe për një 15-vjeçare me inicialet M.K. Për këtë të fundit, përveç izolimit, është urdhëruar edhe trajtim i detyruar në një institucion psikiatrik, për shkak të gjendjes së saj.
Ndërkohë, për vajzën tjetër të mitur, me inicialet K.D., autoritetet kanë vendosur masën “arrest në shtëpi”.
Masat e sigurisë do t’i nënshtrohen shqyrtimit në Gjykatën e Fierit brenda afatit ligjor prej 72 orësh, ku pritet të bëhet vlerësimi përfundimtar i tyre.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në publik, veçanërisht pas përhapjes së materialeve filmike në rrjet, të cilat kanë shtuar ndjeshëm indinjatën dhe shqetësimin qytetar.
Ndërkohë, organet e hetimit vijojnë punën për të zbardhur plotësisht dinamikën e rastit dhe për të identifikuar çdo përgjegjësi të mundshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



