E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E tmerrshme në Dhërmi, një birrë kushton 35 mijë lekë
Denoncime

E tmerrshme në Dhërmi, një birrë kushton 35 mijë lekë

Çmimet në bregdetin shqiptar vijojnë të ndezin debat, teksa denoncimet e qytetarëve për abuzime nuk ndalen. Rasti më i fundit vjen nga Dhërmiu, ku një tjetër klient ka ngritur shqetësime serioze për tarifat e aplikuara në një restorant të njohur të zonës.

Pas publikimit të një fature ku një vezë shitej me 1.000 lekë të rinj dhe një brunch i thjeshtë arrinte në 11.400 lekë, një tjetër qytetar ka denoncuar një rast edhe më flagrant. Sipas tij, në të njëjtin subjekt ka paguar 3.500 lekë të rinj për një birrë “Viola Bionda” 75 cl – një produkt që në tregjet ndërkombëtare kushton rreth 10 euro.

Por shqetësimet nuk lidhen vetëm me çmimet e kripura. Një element që ngre pikëpyetje serioze është edhe mënyra e lëshimit të faturave. Në vend të kuponëve fiskalë zyrtarë, klientëve u jepet një dokument i quajtur “Përmbledhëse Tavoline”, i cili nuk ka vlerë ligjore si faturë e regjistruar.

Kjo praktikë ka ngritur dyshime të forta mbi transparencën financiare dhe deklarimin real të të ardhurave, duke lënë hapësirë për evazion fiskal. Ndërkohë, për qytetarët e zakonshëm, çmimet e tilla e bëjnë një vakt të zakonshëm pothuajse të papërballueshëm, shpesh sa një ditë e tërë pune.

Eemra të lidhur me biznesin lokal, si Spiro Bardhi i “Drymades Gallery”, përmenden si pjesë e këtij realiteti, ku sipas denoncimeve, nuk duket të ketë shqetësim për nivelin e çmimeve apo për respektimin e rregullave fiskale, pavarësisht detyrimeve ligjore që vlejnë për çdo subjekt tregtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.