E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jep kaq lekë ose p*rdhu”, Erion Braçe u del në mbrojtje fermerëve
Ekonomi

“Jep kaq lekë ose p*rdhu”, Erion Braçe u del në mbrojtje fermerëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur me tone të ashpra në Parlament, duke kërkuar ndërhyrje ligjore për të garantuar mbrojtje për prodhuesit bujqësorë. Sipas tij, situata aktuale karakterizohet nga abuzime të theksuara me çmimet nga ana e grumbulluesve.

Braçe solli si shembull konkret rastin e shalqirit në Divjakë, ku, sipas tij, persona të paligjshëm, të palicencuar dhe të paregjistruar në organet fiskale paraqiten te fermerët dhe u imponojnë çmime shumë të ulëta.

Ai theksoi se aktualisht shalqiri shitet në treg me rreth 30 lekë për kilogram, ndërsa nga bujqit blihet vetëm me 6 deri në 7 lekë për kilogram.

Sipas deputetit socialist, është e domosdoshme ndarja e roleve në treg: “duhet bërë ndarja e zotëruesit të imputeve bujqësore nga grumbulluesi, eksportuesi dhe financuesi. Në rastin kur këto role bashkohen dhe nga ana tjetër, këta janë edhe prodhues, çmimi që do t’i imponojnë bujkut do të jetë gjithnjë e më i ulët sepse askush nuk është i interesuar të blejë me çmim të lartë”.

Braçe ngriti shqetësimin edhe për presionin e drejtpërdrejtë ndaj fermerëve, duke cituar mënyrën se si zhvillohen negociatat në terren:

“Çfarë po ndodh sot në Divjakë me shalqirin? Persona të paligjshëm, të palicencuar dhe të paregjistruar në organet fiskale shkojnë tek bujku, shfrytëzojnë situatën e tij të vështirë dhe i imponojnë çmimin e tyre.

Cili është çmimi sot? 6-7 lekë. Sa është çmimi pak më lart se këtu? 30 lekë.

Prandaj duhet të bëjmë diçka dhe t’i japim sukses kësaj skeme që po miratojmë sot me ligj. Për ta bërë këtë, duhet të nisim nga sistemi fiskal për prodhimin bujqësor dhe produktet bujqësore. Nëse nuk e bëjmë këtë, ky ligj do të dështojë.

Së dyti, duhet bërë ndarja e zotëruesit të imputeve bujqësore nga grumbulluesi, eksportuesi dhe financuesi. Në rastin kur këto role bashkohen dhe nga ana tjetër, këta janë edhe prodhues, çmimi që do t’i imponojnë bujkut do të jetë gjithnjë e më i ulët sepse askush nuk është i interesuar të blejë me çmim të lartë.

Shprehja që përdoret sot nga këta është: “Do ta lësh shalqirin me kaq lekë?”

“Jo.”

“Atëherë ik pirdhu, se nuk ta marr!”

Më falni për shprehjen, por kjo është marrëdhënia tregtare që ekziston sot në fusha.

Bëjmë mirë ta ligjërojmë këtë proces dhe të legjitimojmë një mekanizëm që mbron bujkun dhe prodhimin e tij. Asnjë dëftesë tregtare nuk do ta mbrojë bujkun nëse nuk rregullojmë tregun, nuk rregullojmë sistemin fiskal dhe nuk mbrojmë prodhuesit.

Raste suksesi ka, por ka edhe raste që duhet të trajtohen dhe të zhbëhen, sepse janë pjesë e abuzimit ndaj bujkut. Ato ekzistojnë dhe duhet të eliminohen sa më parë, në mënyrë që fermerët të mund të marrin frymë”, thekson Braçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.