E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Termeti fut në sherr fisin Dervishi për tokën qe i dha me qera
Denoncime

Termeti fut në sherr fisin Dervishi për tokën qe i dha me qera

Sherr me grushte për një parcelë toke në Tepelenë, qytetari denoncon përfshirjen e ish-kryebashkiakut Termet Peçi

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Publik.al një konflikt të dhunshëm për një parcelë toke në Bashkinë e Tepelenës, duke ngritur akuza për favorizim dhe përfshirje të zyrtarëve vendorë në dhënien e saj në përdorim.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një parcelë në zonën e Runes, përgjatë aksit kombëtar Tepelenë–Memaliaj, e cila pretendohet se është pronë e trashëguar e fisit Dervishi nga lagjja Kala e qytetit të Tepelenës.

Denoncuesi pretendon se në vitin 2022, me propozim të ish-kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Termet Peçi, parcela është dhënë në përdorim një personi me mbiemrin Çiçi, i cili, sipas tij, është i afërm i ish-kryebashkiakut.

Sipas të njëjtit burim, dokumentacioni për kalimin e tokës është përgatitur nga drejtori i Pyjeve dhe Territorit, Gëzim Shehu, si edhe nga inxhinieri i urbanistikës,

Maks Shehu

Maksi Shehu, për t’u miratuar më pas në Këshillin Bashkiak.

Konflikti ka shpërthyer kur përfituesi i parcelës ka nisur ndërhyrjet në terren. Në atë moment, familjarët e fisit Dervishi kanë kundërshtuar punimet, duke pretenduar se toka u përket atyre prej brezash.

Sipas denoncimit, situata degradoi në përplasje fizike, ku disa persona mbetën të përfshirë në sherr, ndërsa ndërhyrja e Policisë bëri të mundur neutralizimin e konfliktit dhe shoqërimin e disa personave për procedurat përkatëse.

Qytetari pretendon gjithashtu se ngjarja nuk është pasqyruar e plotë në komunikatën zyrtare të Policisë për shkak të ndikimit politik të ish-kryebashkiakut dhe deputetit aktual, Termet Peçi.

Në denoncim thuhet se fillimisht familjarët Dervishi kontaktuan vetë Termet Peçin, i cili u kishte deklaruar se nuk kishte dijeni për çështjen dhe se përgjegjësia i takonte drejtuesve aktualë të bashkisë. Megjithatë, sipas denoncuesit, më vonë rezultoi se kontrata për dhënien në përdorim të parcelës ishte firmosur pikërisht gjatë kohës kur Peçi drejtonte Bashkinë e Tepelenës.

Publik.al po verifikon pretendimet e ngritura në këtë denoncim dhe do të publikojë çdo dokument apo reagim zyrtar të institucioneve dhe personave të përmendur, në respekt të parimit të balancimit të informacionit dhe të së drejtës së përgjigjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.