E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe ‘tym’ pas sherrit me Ramën: Beni shembull spiunin!
Lajme

Braçe ‘tym’ pas sherrit me Ramën: Beni shembull spiunin!

“Boll se ngelëm duke të përkëdhelur ty.” Qepe gojën! Ik pirdhu! Madje e kanë nxjerrë me ceremoni nga mbledhja e PS.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht pas raportimeve që flisnin për një përplasje të fortë me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke mohuar se është larguar nga salla me kërkesë të kryeministrit.

Përmes një deklarate, Braçe i cilësoi këto raportime si pjesë e një fushate linçimi politik dhe akuzoi se informacionet e dala nga mbledhja janë shtrembëruar me qëllim.

“Kjo është njësoj si teknologjia e vezës, asaj vezës që qëllohen deputetë pa asnjë shkak, pa u ditur as emrin një pjese, por është në të njëjtën linjë, synon vetëm linçimin, ndaj është ‘vrasje me pagesë’ në politikë. Dje, para se të nisja të flisja, u kërkova kolegëve të mos nxirrnin jashtë asgjë nga ato që unë do të thosha aty. Ja që ndodhi kjo që lexova, madje edhe e transformuar.”

Deputeti socialist tha se pret që të mbahen premtimet për të identifikuar dhe ndëshkuar personat që nxjerrin diskutimet e brendshme të grupit parlamentar.

“Tani, meqë dje u mor një angazhim për të bërë shembull njërin ndër ata që nxjerrin fjalët e shtëpisë për të vrarë politikisht atë tjetrin atje matanë, unë mezi pres që të mbahet fjala. Pra të bëhet shembulli.”

Braçe sqaroi gjithashtu se nuk është përjashtuar nga mbledhja, por është larguar me dëshirën e tij pasi kishte përfunduar qëndrimin.

“Mua dje nuk më ka nxjerrë askush jashtë. Jam ulur sepse nuk kam pasur çfarë të them më, pasi kam shprehur aty, dhe në mbledhjen pararendëse, gjithçka që thonë socialistët prej një viti. Kam dalë jashtë vetë sepse nuk kam pasur më çfarë të dëgjoja. Kjo është e vërteta.”

Reagimi i Braçes vjen pas raportimeve për debate të zhvilluara në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Gjatë takimit, kryeministri Edi Rama pranoi se ekziston një hendek mes mënyrës se si qeveria e percepton punën e saj dhe mënyrës se si ajo perceptohet nga qytetarët, duke theksuar nevojën për një qasje të re në komunikimin publik.

Sipas burimeve nga mbledhja, Braçe ngriti shqetësime për procedurat e ndjekura në miratimin e emërimeve në Kuvend. Ai argumentoi se deputetëve u kërkohet të votojnë kandidatura pa u njohur paraprakisht me CV-të, kriteret apo përvojën e kandidatëve.

Si shembull konkret, ai përmendi një emërim në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke pretenduar se vetëm pas votimit u bë e ditur lidhja familjare mes dy prej të zgjedhurve nga Kuvendi. Sipas Braçes, e njëjta praktikë ndiqet edhe për emërimet në borde dhe komisione të tjera.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama iu përgjigj fillimisht duke thënë se përgjegjësinë për këto emërime ua kishte deleguar vetë deputetëve dhe se nuk kishte ndërhyrë në proces. Më pas, sipas të njëjtave burime, debati u tensionua dhe kryeministri i është drejtuar Braçes me fjalët: “Boll se ngelëm duke të përkëdhelur ty.” Qepe gojën! Ik pirdhu! Madje e kanë nxjerrë me ceremoni nga mbledhja e PS.

Diskutimi u ndërpre përkohësisht pas një pushimi të kërkuar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla. Pas rifillimit të mbledhjes, Braçe u largua nga salla, ndërsa në reagimin e tij ai këmbëngul se largimi ishte një vendim personal dhe jo pasojë e ndonjë përjashtimi apo ndërhyrjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.