E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i Korreshit: Ujërat e zeza në Lushnje shkojnë për vaditje
Denoncime

Denoncimi i Korreshit: Ujërat e zeza në Lushnje shkojnë për vaditje

“Hale si të ishte në Bangladesh”

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për një situatë të rëndë ndotjeje në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai ka treguar gjendjen e një kanali ku derdhen ujërat e zeza, duke e cilësuar këtë realitet si skandaloz.

Në reagimin e tij, Korreshi e krahasoi situatën me vendet më problematike për sa i përket higjienës, duke theksuar se pamjet flasin vetë për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tij, problematika bëhet edhe më shqetësuese pasi ujërat e zeza që përfundojnë në këtë kanal përdoren më pas për vaditje, duke ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Deputeti ka akuzuar pushtetin vendor për neglizhencë dhe mungesë transparence, ndërsa paralajmëroi se do të vijojë të publikojë raste të tjera të ngjashme për të nxjerrë në pah problematikat në terren.

Reagimi i Korreshit:

Lagja 18 Tetori qe nuk tregon pushteti po jua tregoj une.

Hale dhe vetëm hale sikur te ishte ne Bangladesh.

Shikoni se ku derdhen halet e Lushnjes e shkojne per vaditje. Turp.

Do tju tregojme mrekullira vetem na ndiqni.

Denoncimi i tij ka rikthyer në vëmendje çështjen e menaxhimit të ujërave të ndotura dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të parandaluar rreziqe të mëtejshme për banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.