Dita e 66 e protestës,rezistenca i ka hapur probleme Ramës
nuk ndalemi deri në largimin e tij”
Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 66 radhazi, ndërsa nga foltorja përpara Kryeministrisë aktivisti Edison Lika deklaroi se rezistenca qytetare është shndërruar në një leksion demokracie dhe se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Lika tha se për 66 ditë qytetarët kanë treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri, duke theksuar se askush nuk do ta kishte menduar se protesta do të vazhdonte për kaq gjatë me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit.
Sipas tij, prania e vazhdueshme e protestuesve në shesh ka krijuar vështirësi politike për qeverinë dhe ka ndikuar që propozimi për reformën e re administrativo-territoriale të mos kalonte pa reagim publik.
Lika u ndal edhe te kundërshtimi i projektit për shkrirjen e disa bashkive, duke theksuar se në qytetet që preken nga kjo reformë janë zhvilluar protesta kundër vendimit. Ai akuzoi qeverinë se synon përqendrimin e pushtetit lokal në gjithnjë e më pak duar.
“Vijojmë ditën e 66 të rezistencës së shqiptarëve kundrejt autokracisë së Edi Ramës. Për 66 ditë i keni dhënë kësaj shoqërie një leksion qytetarie e demokracie. Kush do ta mendonte para 66 ditësh se shqiptarët do të dilnin në Bulevard, do të kërkonin dorëheqjen e kryeministrit dhe nuk do të largoheshin prej aty. Propozimi për reformën e re administrative do të ishte kaluar pa u vënë re, por fakti që protesta ka qenë në shesh i ka hapur probleme serioze. Në të gjitha qytetet ku është propozuar t’u vihet kyçi bashkive ka pasur protesta kundër këtij vendimi. Kjo bëhet sepse duan që pushteti lokal të përqendrohet në gjithnjë e më pak duar”, u shpreh Lika.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



