E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Renardo Nallbani, i kërkuar nga SPAK
Lajme

Arrestohet Renardo Nallbani, i kërkuar nga SPAK

për dosjen e inceneratorit të Tiranës

Forca të shumta policore kanë zhvilluar një operacion, gjatë të cilit është arrestuar Renardo Nallbani, person i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kanë rrethuar një vilë ku dyshohej se fshihej Nallbani, duke bërë të mundur kapjen e tij.

Renardo Nallbani akuzohet për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nallbani ishte shpallur në kërkim prej vitit 2024, ndërsa arrestimi i tij lidhet me hetimet e SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi operacionin dhe procedurat që do të ndiqen ndaj të arrestuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.