E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maroku heq vizat për shqiptarët, data kur hyn në fuqi vendimi
Bota

Maroku heq vizat për shqiptarët, data kur hyn në fuqi vendimi

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa pasur nevojë të pajisen me vizë për qëndrime afatshkurtra.

Vendimi është bërë i ditur nga Ambasada e Mbretërisë së Marokut dhe është përcjellë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sipas njoftimit, autoritetet marokene kanë vendosur të heqin kërkesën për vizë për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në këtë shtet për periudha të shkurtra.

Regjimi i ri i udhëtimit do të hyjë në fuqi më 15 gusht 2026, duke lehtësuar procedurat për shqiptarët që planifikojnë të vizitojnë Marokun për qëndrime afatshkurtra.

Vendimi pritet të ndikojë pozitivisht në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt Marokut, duke eliminuar nevojën për aplikim paraprak për vizë në rastet e udhëtimeve që përfshihen në kategorinë e qëndrimeve afatshkurtra.

Njoftimi:

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Marok për qëndrime afatshkurtra.

Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.