E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prej 20 vitesh në kërkim, Geron Cecja arrestohet në Athinë
Lajme

Prej 20 vitesh në kërkim, Geron Cecja arrestohet në Athinë

Geron Cecja, 48 vjeç, është arrestuar në Athinë pasi prej rreth dy dekadash ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 2006.

Operacioni u krye nga një task-forcë speciale e Policisë Greke, e cila kishte siguruar informacion mbi vendndodhjen e shqiptarit. Cecja u prangos mesditën e së enjtes në zonën e Filotheit, në Athinë, nga efektivë të Departamentit të Kërkimit të Policisë Greke.

Sipas autoriteteve shqiptare, 48-vjeçari, i lindur më 27 nëntor 1978, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e një shtetasi shqiptar në Tiranë në vitin 2006. Për shkak të kësaj ngjarjeje, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe ai kishte qëndruar në kërkim për afro 20 vjet.

Pas arrestimit, Cecja është dërguar pranë Prokurorisë Publike kompetente në Greqi, ku do të ndiqen procedurat ligjore për çështjen.

Tashmë pritet vendimi i autoriteteve greke për hapat e mëtejshëm, përfshirë procedurat që lidhen me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet për përballjen me drejtësinë lidhur me ngjarjen e vitit 2006.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.