Protesta e 27 janarit/ Berisha: Basha nuk më ka kërkuar mendim por…
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës për Ora News, u shpreh se duhen këshilla edhe për Lulzim Bashën, dhe këshillat e tij nuk mungojnë sa herë që i kërkohet diçka e tillë. Për këtë Berisha u shpreh se e ka këshilluar Lulzim Bashën.
“Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë aq sa kërkohet. Po më ka kërkuar këshilla.”, tha Berisha.
Më tej ai u përgjigj pyetjes nëse Basha i ka kërkuar mendim për protestën apo jo, ku tha: “Jo mendim nuk më ka kërkuar por kemi diskutuar dhe jam plotësisht dakord me protestën. Rama do shohë shumë vështirësi atë ditë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



