“Fundi i Arratisë”, RENEA arreston të shumëkërkuarin Ylli Zalla
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fundi i Arratisë”, duke bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni policor u zhvillua në Krujë dhe përfshiu një angazhim të koordinuar të Forcave Speciale RENEA, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, strukturave operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe Komisariatit të Policisë Krujë.
Pas një pune të koordinuar të strukturave të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e Ylli Zallës, person i shumëkërkuar që i ishte shmangur për një periudhë të gjatë përballjes me drejtësinë.
Me arrestimin e tij, policia ka vënë në pranga një prej personave të kërkuar nga autoritetet, duke i dhënë fund arratisë së tij.
Operacioni “Fundi i Arratisë” është rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të specializuara dhe atyre vendore të Policisë së Shtetit, të angazhuara për lokalizimin dhe kapjen e personave që i shmangen drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



