Shqipëria një vend i bukur por pa popull……
Felix Bilani

Shqiptarët janë i vetmi komb në botë ku miliarderët thërrasin fukarenjtë në protestë…..e këta të fundit bërtasin ….ulërijnë…..çirren….grinden mes tyre…vriten…..për avenirin e miliarderëve…… e së fundmi në protestë……ujku thërret çohuni për të drejtat …….ehhhh të drejtat….për të drejtat e kujt ?
Papunesisë që ka vite që sundon ? Analfbetizmit të kompletuar me karton ? Shendetesisë pa medikamente ose ? Koncesioneve të cilat paguhen nga taksat e fukarenjve ?
Taksa e përmbi taksa sepse shteti ska më asgjë të veten ?
Vetingut ku siguruan veten e tyre miliarderët shqiptar ?
Burgjeve për 3000 lek energji ?
Burgjeve për ujin ?
Maskaradave të ekraneve ku miliarderët e politikës kapardisen ?
Maskarada e pseudoanalistëve që japin mend nga politika globale e deri tek shërimi i prostatës me tym daullje e me hije shelgu ? Pagesa nga 3500 euro deri në 5000 euro për një vend pune ?
Shkaterrimit të kulturës dhe trashëgimisë tonë kulturore ?
Etj etj……
Në 25 vite milionerët e sot miliarderët e politikës të të gjitha ngjyrave çirren e bërtasin ….kush e kush më shume për të mbledhur fukarenjtë të cilët do
çirren sërish për karrigen e një kollareje të politikes……..së Shqipëria nuk ka popull që të protestojë thjesht si popull kundër çdo ngjyre dhe grabitjeje politike ashtu siç në të vertetë ka ndodhur në keto 25 vite.
E tashme gjërat rrotullohen…….por situata mbetet e njejtë…….ujku….therret të bërtasim e protestojmë spse çobani preu nje dele…………dhe pastaj do qeshin ……do gajasen gjatëderi në orgazëm me një popull fukara ….që çdo ditë e më shumë, po e bëjnë edhe më fukara se ç’ishte ….që mblidhet gjithmonë kur ujku dhe ulkonja e kërkon që të çirret për avenirin e tyre .
Bravo shqiptar …….jeni në rrugë të mirë për të shkatërruar tokën që quhet Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



