E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos në Portin e Vlorës, bllokohet imbarkimi i qindra pasagjerëve
Lajme

Kaos në Portin e Vlorës, bllokohet imbarkimi i qindra pasagjerëve

Një ndërprerje e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme në Portin e Vlorës, duke penguar përkohësisht procesin e imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete janë përballur me vonesa gjatë procedurave të imbarkimit. Situata ka sjellë krijimin e radhëve dhe ka rënduar ndjeshëm lëvizjen brenda portit.

Shkaku i ndërprerjes së energjisë dyshohet se lidhet me një defekt të krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë Portit të Vlorës.

Për momentin, situata vijon të shkaktojë vonesa në procesin e imbarkimit, ndërsa pritet rikthimi i furnizimit normal me energji dhe vijimi i procedurave për pasagjerët dhe automjetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.