Qytetarët nuk i ndalin protestat, revolta hyn në ditën e 85-të saj
Sot shënohet dita e 85-të e protestës së qytetarëve kundër qeverisë, ndërsa edhe këtë mbrëmje pritet që protestues të shumtë të mblidhen në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Grumbullimi i protestuesve nis në sheshin “Skënderbej”, prej nga qytetarët organizohen për të vijuar më pas marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Pas mbërritjes përpara godinës së qeverisë, protesta vijon me fjalime dhe deklarata të qytetarëve, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes dhe problematikave që, sipas tyre, kanë prekur vendin.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Krahas saj, ata kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të kishte si detyrë përgatitjen e vendit për zhvillimin e zgjedhjeve.
Në listën e kërkesave të protestuesve është edhe anulimi i disa ligjeve, të cilat ata i konsiderojnë të dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.
Organizuesit dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Pas 85 ditësh, protesta vijon të mbajë në qendër të saj kërkesën për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen sërish në shesh për të shprehur qëndrimet e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



