E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi, lokalizohet i dyshuari rus
Bota

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi, lokalizohet i dyshuari rus

forcat speciale zbarkojnë në Herceg Novi

Policia malazeze ka ngushtuar kërkimet për shtetasin rus Mihail Nikolaevič Šabunjin, 30 vjeç, i dyshuar për vrasjen e tre punonjësve të një poligoni qitjeje në Danilovgrad.

Sipas autoriteteve, i dyshuari është lokalizuar në territorin e komunës së Herceg Novit. Të dhënat e mbledhura tregojnë se ai është larguar nga Podgorica drejt qytetit bregdetar me taksi.

Në zonë janë dislokuar forca të shumta policore, përfshirë efektivë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug”, Njësisë së Posaçme të Policisë dhe Njësisë Speciale. Në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Ushtrisë së Malit të Zi, që po transporton pjesëtarët e forcave speciale.

Policia po përdor pajisje teknike për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të 30-vjeçarit dhe për të realizuar arrestimin e tij. Banorëve të Herceg Novit u është kërkuar të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Šabunjin konsiderohet person shumë i rrezikshëm dhe dyshohet se është ende i armatosur. Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Šćepanović, deklaroi se pas krimit i dyshuari mori me vete armë zjarri dhe municion.

Ai dyshohet se vrau Petar Globarevićin, 24 vjeç, Momir Radonjićin, 67 vjeç, dhe Nemanja Kaporin, 20 vjeç. Të tre punonin në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka”, në zonën e Danilovgradit.

Pas vrasjes së trefishtë, 30-vjeçari dyshohet se u largua me një automjet tip “Seat Cordoba”, me ngjyrë të zezë, që i përkiste njërit prej viktimave. Makina u gjet më vonë e braktisur në Rogami, pranë Podgoricës.

Hetimet tregojnë se Šabunjin ka arritur të largohet nga zona e kryeqytetit dhe të zhvendoset drejt bregdetit me taksi. Operacioni është përqendruar tashmë në Herceg Novi, ndërsa autoritetet e trajtojnë të dyshuarin si kërcënim aktiv për popullsinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.