Mashtrimi me apartamentet, arrestohet ndërtuesi në Tiranë. Emri
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”.
Më datë 25.01.2018, shërbimet e Sektorit të Forcave të Posaçme dhe të Kërkimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim :
•Eqerem Mehmetaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim numër 70 datë 16.11.2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143 /2 të Kodit Penal.
Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



