E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aeroporti i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Lajme

Aeroporti i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dheshërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të reja përoperimet në pistë, me një investim total prej 2 milionë eurosh.

Investimi synon të mbështesë rritjen e ndjeshme të numrit tënumrit të fluturimeve dhe pasagjerëve, duke përmirësuarefikasitetin e operimeve në tokë dhe, mbi të gjitha, eksperiencëne pasagjerëve gjatë udhëtimit të tyre përmes aeroportit.

Mjetet e reja përfshijnë shkallë moderne për pasagjerët, pajisjepër ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga avionët, traktorëtërheqjeje për transportin e karrocave të bagazheve, mjetendihmëse për shoqërimin e avionit në nisje (pushback), si dhetransportierë të bagazheve.

Investimi përfshin gjithashtu njësi GPU për furnizimin e avionëve me energji elektrike gjatë qëndrimit në tokë, Airstarterpër ndezjen e avionëve, mjete për shërbimet e pastrimit tëavionëve, si dhe një mjet për pastrimin e ngricës gjatë sezonit tëdimrit, duke përmirësuar më tej kapacitetet për operime tësigurta gjatë gjithë vitit.

Përmes këtij investimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synontë mundësojë procese më të shpejta dhe më efikase të perpunimittë avionëve, nga trajtimi i bagazheve deri te ngjitja dhe zbritja e pasagjerëve. Përmirësimi i këtyre proceseve kontribuondrejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit kundrejt linjave ajrorepartnere dhe në krijimin e një eksperience më të mirë për çdopasagjer që udhëton përmes TIA-s.

Investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete operative janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AeroportitNdërkombëtar të Tiranës dhe Grupit Kastrati për të mbështeturrritjen e trafikut dhe për të ofruar një eksperiencë aeroportualegjithnjë e më efikase, të sigurt dhe cilësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.