E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sistemi i patronazhit, Manastirliu Teste të avancuara për fëmijët autikë
Lajme

Sistemi i patronazhit, Manastirliu Teste të avancuara për fëmijët autikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër nisjen e programit të shërbimit shëndetësor në komunitet, në periferinë e qytetit të Gjirokastrës, ku u realizua programi i vaksinimit të fëmijëve të komunitetit rom.

89 fëmijë të këtij komuniteti, në lagjen Zinxhira në Gjirokastër, u vaksinuan për herë të parë sipas kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit.

“Kemi nisur një program shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siç është programi I kujdesit shëndetësor në komunitet. Aktualisht, me njësinë tonë të lëvizhshme po kryejmë vaksinimin, sipas kalendarit të vaksinave, të fëmijëve 0-14 vjeç të komunitetit rom këtu në Gjirokastër. Është një program të cilin ne do ta zhvillojmë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Më herët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, së bashku me deputeten e qarkut Gjirokastër, znj. Mirela Kumbaro zhvilluan një vizitë në Qendrën e Autizmit në qytetin e Gjirokastrës, ku MShMS nisi një program të ri patronazhimi, duke mundësuar testimin e fëmijëve autikë të kësaj qendre, shërbim që më parë këta fëmijë detyroheshin ta merrnin vetëm në Tiranë.

Dr. Florida Dobi, psikiatre për fëmijë dhe adoleshente në QSUT realizoi testimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, gjë e cila ndihmon në përcaktimin më të saktë të terapisë individuale që do të ndiqet për zhvillimin e secilit prej fëmijëve të Qendrës së Autizmit në Gjirokastër.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në programin e saj integrimin e programeve sociale dhe shëndetësore. Falë patronazhit nga mjekët e Qendrës Spitalore Universitare jo vetëm të kësaj qendre për zhvillimin e fëmijëve por edhe të qendrave të tjera sociale në të gjithë vendin, po bëhet një hap më shumë drejt integrimit e shërbimeve socio-shëndetësore dhe për përfshirjen e tyre në sistemin tonë të kujdesit për fëmijët”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.