E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy turistet suedeze  u “p*rdhunuan” në Tiranë
Flash

Dy turistet suedeze u “p*rdhunuan” në Tiranë

 Ftuam në shtëpi 3 djem, ata na përdhunuan, pastaj ftuam 2 të tjerë, edhe ata na përdhunuan (pas 3 ditësh bënë kallëzim)

Turistet suedeze në Tiranë ftojnë 5 shqiptarë në shtëpi dhe i denoncojnë për p*rdhunim

Sipas dëshmive të dy turisteve, mbrëmjen e 5 shtatorit ato kishin dalë nga apartamenti për të ngrënë. Gjatë qëndrimit në një ambient në Tiranë, u njohën me dy të rinj që punonin si shpërndarës ushqimesh me motor.

Pas disa minutash, ato janë kthyer në ambientin ku ndodheshin tre djemtë.

Njëra prej shtetaseve ka deklaruar se nuk e kujton plotësisht vijimin e ngjarjes, pasi kishte konsumuar alkool dhe ishte e përgjumur. Megjithatë, ajo ka dëshmuar se në një moment ka parë shoqen e saj të shtrirë në dhomën e gjumit, ndërsa njëri prej të rinjve dyshohet se po kryente marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj. Pak më vonë, tre të rinjtë janë larguar nga apartamenti. Dy turistet kanë qëndruar në banesë gjatë pjesës tjetër të natës.

Sipas kallëzimit, rreth mesnatës së 6 shtatorit, dy vajzat janë zgjuar dhe kanë dalë sërish në Tiranë për të blerë ushqim. Gjatë kthimit në apartament, ato janë njohur me dy të rinj të tjerë. Pas bisedës, turistet i kanë ftuar edhe ata në banesën ku po qëndronin. Sipas deklarimeve të tyre, takimi ka përfunduar në një tjetër episod që ato e kanë denoncuar si abuzim seksual.

Dy shtetaset pretendojnë se janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e tyre. Të nesërmen, ato janë larguar nga Tirana dhe kanë udhëtuar drejt Durrësit.

Tre ditë pas ngjarjeve të pretenduara, dy turistet suedeze janë paraqitur në Policinë e Durrësit dhe kanë bërë kallëzim penal ndaj pesë personave. Në dëshmitë e tyre, ato kanë përshkruar dy episodet dhe kanë dhënë të dhëna për personat me të cilët janë njohur gjatë qëndrimit në Tiranë.

Policia e Tiranës, vendi ku dyshoher se kanë ndodhur ngjarjet, ka nisur verifikimet për identifikimin dhe gjetjen e pesë personave të përmendur në kallëzim, ndërsa po punohet për të dokumentuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjeve.

Në kuadër të hetimit pritet të verifikohen të dhënat e apartamentit ku qëndronin turistet, lëvizjet e personave të përfshirë, komunikimet mes tyre, si dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes dhe sigurimin e provave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.