E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të jesh k*çkë, mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues!
Lajme

Të jesh k*çkë, mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues!

Lorna Hysa ironizon mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin

Këngëtarja shqiptare Lorna Hysa, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të komunikimeve mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit.

Mesazhet, të bëra publike në kuadër të dosjes hetimore të çështjes së SPAK, kanë tërhequr vëmendje për mënyrën e komunikimit mes Hysenit dhe Agasit, në një periudhë kur ky i fundit ndodhej në kërkim.

Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i drejtohet Agasit me fjalët: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne”, ndërsa në një tjetër shprehet: “Do përfundojmë keq, shpirt”.

Publikimi i këtyre mesazheve ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes tyre ka qenë edhe ai i këngëtares Lorna Hysa, e cila ka zgjedhur ironinë për të komentuar situatën.

Në postimin e saj, Hysa ngre një paralele me stereotipet që, sipas saj, shoqërojnë prej kohësh gratë që punojnë në profesione të tilla si këngëtare, balerinë, moderatore, modele apo aktore, veçanërisht kur ato konsiderohen tërheqëse.

“E di çfarë është funny? Profesionet si: këngëtare, balerinë, moderatore, modele, aktore, apo edhe ndonjë gocë që është pak më e bukur se tjerat, zakonisht asociohen me idenë që ‘të gjitha janë k*çka’ dhe çdo damkë u vihet atyre…”, shkruan këngëtarja.

Më tej, duke iu referuar drejtpërdrejt ish-drejtoreshës së SHISH, ajo vijon me një koment ironik, duke e lidhur këtë perceptim me mënyrën se si mund të sillet apo pozicionohet një grua, pavarësisht profesionit apo statusit të saj.

“…por Vlora dëshmoi që të jesh k*çkë mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues, apo të punosh në zyrë”, shkruan Hysa.

Në pjesën tjetër të reagimit, këngëtarja aludon edhe për marrëdhënien mes Hysenit dhe Agasit, duke shkruar: “…do thoni ju: ‘është thjesht e dashuruar…’ Kush e di çfarë ka tjetër aty! Ajo ju fik radarët!!!”.

Reagimi i saj vjen në një moment kur komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit janë bërë pjesë e debatit publik për shkak të përmbajtjes dhe kohës kur janë shkëmbyer.

Sipas përshkrimit të komunikimeve në dosjen hetimore të publikuar në media, mesazhet janë vlerësuar nga hetuesit në tërësinë e tyre dhe në rend kronologjik si tregues të një qëndrimi solidar të Hysenit ndaj Agasit dhe të gatishmërisë për ta ndihmuar atë gjatë periudhës kur ndodhej në kërkim.

Reagimi i Lorna Hysës mbetet një koment publik mbi komunikimet e publikuara, ndërsa vlerësimi i tyre në kuadër të procedimit penal i takon autoriteteve të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.