I dënuar me 6 vite burg, arrestohet 41-vjeçari në Fushë-Krujë
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për një dënim të formës së prerë është arrestuar nga Policia në Fushë Krujë, pas një operacioni të koduar “Larushku”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë kanë administruar informacionet operative mbi vendndodhjen e personit të kërkuar dhe, pas verifikimeve në terren, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Në pranga ka rënë Agim Xhixha, 41 vjeç, banues në Larushk të Sipërm, Fushë Krujë.
Sipas Policisë, Xhixha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.
I dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh
41-vjeçari është dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Pas arrestimit, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet procedurale përkatëse, ndërsa materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për ndjekjen e mëtejshme dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Operacioni “Larushku” është zhvilluar nga Stacioni i Policisë Fushë Krujë në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



