Ylli Manjani, Arta Markut: Çfarë do verifikosh, mungesën e verifikimit?! Je në siklet
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish në lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit në Itali. Pas njoftimit të Prokurorisë se kanë nisur verifikimet, Manjani shkruan se kë do të kontrollojë institucioni i akuzës?
Reagimi i plotë i Manjanit:
Ping-pong i “sikletit”
—————
“Për rastin Seitaj, do fillojnë verifikimet”- paska reaguar Prokuroria e Përgjithshme!
Nëse ky është vërtetë qëndrimi zyrtar i Prokurorisë, atëhere prokuroria qartësisht fajson veten!
Prokuroria po na thotë se ka lejuar ekstradimin pa bërë verifikimet e nevojshme! Çfarë do verifikojë më shumë? Mungesën e verifikimit?!
Megjithë respektin, por janë zënë në flagrancë, në një krim kundër drejtësisë!
Kanë larguar nga hetimi penal Shqiptar një person të arrestuar nga gjykata shqiptare!
Përgjegjësi direkt është Prokuroria e Përgjithshme, e cila duhet ta kushte verifikuar para se të ndodhte krimi.
Pa dyshim edhe Ministria është indirekt pëgjegjëse. Personi i ekstraduar ishte në paraburgim jo qytetar i lirë. Kishte informacion zyrtar aty për arësyen e mbajtjes në paraburgim!
Megjithatë, për korrektësi le të presim edhe verifikimin “post krim” të Prokurorisë.
Shpresoj të mos katandiset në ping-pong përgjegjësish, por të përfundojë në prerje mandatesh arresti.
Gjithmonë nëse i ekstraduari ishte nën hetim nga Prokuroria jonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



