E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjet automjeti i drejtoreshës së Shërbimit Social në Elbasan
Lajme

Digjet automjeti i drejtoreshës së Shërbimit Social në Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e “1 Majit”, në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin pranë vendngjarjes.

Mësohet se automjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan dhe është shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas dëshmive paraprake nga vendngjarja, pak para se automjeti të përfshihej nga flakët është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë më pas, makina është përfshirë nga zjarri, ndërsa një shtëllungë e dendur tymi është ngritur mbi zonën e banuar.

Ngjarja ka shkaktuar momente frike te qytetarët, disa prej të cilëve, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, janë larguar me vrap, duke u trembur edhe nga mundësia e një shpërthimi të dytë, ndërsa automjeti vijonte të digjej.

Drejtoresha e Shërbimit Social ka deklaruar se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme dhe se nuk ka lidhje me detyrën që ajo ushtron.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Mes pistave që po verifikohen është edhe mundësia që flakët të jenë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet.

Hetimet pritet të përcaktojnë nëse shpërthimi i dëgjuar nga dëshmitarët ka qenë pasojë e një problemi teknik apo e një shkaku tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.