E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet FOTO-ja, Saimir Tahiri në skaf me Artan Habilajn
Lajme

Publikohet FOTO-ja, Saimir Tahiri në skaf me Artan Habilajn

Një foto është publikuar nga Politiko.al ku thuhet se në të ndodhet Saimir Tahiri bashkë me  Artan Habilaj. Politiko.al shkruan se këtë foto e ka siguruar nëpërmjet një burimi policor  ku sipas tyre  Saimir Tahiri ndodhet në një skaf me kushëririn e tij Artanin, një prej krerëve të bandës së Habilajve, në një plazh të Karaburunit në verën e vitit 2014.

Sipas këtij portali fotoja është marrë nga distanca dhe nuk është shumë e qartë, por pamja e Tahirit është e dallueshme, siç është e dallueshme edhe stema e Policisë shqiptare në mëngën e një prej burrave që gjeneden në skaf.

Theksojmë se Saimir Tahiri  është nën hetim nga Prokuroria për implikim të mundshëm në trafikun e drogës, pas indicieve të forta të siguruara nga dosja e Prokurorsë italiane. (J.V/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.