Zjarr masiv në Peqin, shkrumbohet një banesë nga flakët
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonat e Galushit dhe Gjevurit në Peqin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe sipërfaqe bujqësore.
Nga flakët është përfshirë një banesë, ndërsa janë djegur rreth 25 hektarë tokë me ullishte, shkurre dhe bimësi.
Sipas raportimeve nga terreni, vatra e zjarrit mbetet aktive dhe ekziston rreziku që flakët të përhapen në sipërfaqe të tjera, në varësi edhe të kushteve atmosferike dhe drejtimit të erës.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe neutralizimin e zjarrit. Aktualisht ndërhyrja vijon, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa përmasat e plota të dëmeve pritet të evidentohen pas shuarjes së zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



