“Më shumë se e gjunjëzuar”, Ema Andrea flet për Monika Lubonjën
Shpërndarja e videove intime të personazheve publikë ishte në fokus të pjesës së parë të emisionit “Goca dhe Gra”, ku u diskutua edhe për pasojat që kjo situatë ka te personat e përfshirë.
Gjatë diskutimit, aktorja Ema Andrea tregoi se ka komunikuar me Monika Lubonjën, duke thënë se ajo po përjeton një situatë të rëndë.
Andrea u shpreh se nuk dëshironte të jepte më shumë detaje për shkak të besimit që i është dhënë, ndërsa bëri thirrje që ndaj personave të përfshirë të mos ketë një gjykim të menjëhershëm dhe bardhë e zi.
“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, tha Ema Andrea.
Ajo u ndal më tej edhe te çështja e martesës dhe familjes, duke argumentuar se vendimi për martesë duhet të merret me përgjegjësi dhe pasi të jetë menduar mirë.
Sipas saj, një gabim brenda një marrëdhënieje nuk duhet të nënkuptojë automatikisht detyrimin për të vijuar një jetë të ndërtuar mbi gënjeshtrën.
“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim. Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes”, u shpreh ajo.
Në një kohë kur videot intime po shpërndahen në mënyrë masive në rrjete sociale dhe aplikacione komunikimi, deklarata e Andreas rikthen në vëmendje edhe pasojat njerëzore të publikimit të materialeve private dhe reagimit publik ndaj personave që shfaqen në to.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



