
Astrit Patozi mbanë fjalën, i bashkohet protestës së opozitës

Një ndër kundërshtarët e Lulzim Bashës, Astrit Patozi i është bashkuar protestës së opozitës. Në një prononcim tregon pse mori pjesë në protestë.
Gazetarja: Përse je në protestë pasi ke dalë kundër lideshipit të Bashës dhe kërkon formatimin e PD?
Astrit Patozi: “Sot unë kam ardhur si mijëra demokrat apo opozitarë të tjerë që kanë një manifestim kundra qeverisë. Ka 1000 arsye sot që kjo qeveri të largohet por edhe sikur të kishte 1 unë prap do të isha këtu sepse ky është vendi im. E rëndësishme është që kjo më shumë se protestë e një partie apo e disa partish poltike, do të jetë protestë qytetare.
Në rast se kjo do të jetë e tillë, do ta marrë këtë mision përsipër sigurisht që do të jetë e pandalshme, një ortek i pandalshëm që do ta detyrojë këtë qeveri të largohet. Uroj që shumë që kjo të ndodhë.”
Gazetarja: Z. Patozi si e keni parë deri tani pjesëmarrjen në protestë?
Astrit Patozi: “Unë jam një ndër protestuesit dhe më duket që është një protestë masive, një protestë e mirë por për çështje numrash nuk preferoj të flas sepse duhet të jetë dikush tjetër i paanshëm që të flasë për numrin e protestuesve, për shembull siç jeni ju, siç është shtypi.”/Oranews
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



