Dhunë brutale në revoltë, ulërimat e nënës: Është fëmijë, mos e godit
Një episod i rëndë është regjistruar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, ku pamjet e publikuara tregojnë një efektiv policie duke goditur me shkop gome një të mitur, ndërsa pranë tij ndodhet nëna që përpiqet ta mbrojë.
Në video, gruaja dëgjohet duke iu lutur efektivit që të mos e godasë të birin, ndërsa mes tensioneve dhe përplasjeve thërret: “Është fëmijë, mos e godit!”
Pamjet pasqyrojnë momentet e tensionuara gjatë ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve, ndërsa reagimi i nënës dëgjohet në sfond teksa ajo kërkon që goditjet ndaj të riut të ndalen.
Ngjarja vjen në një ditë të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytet. Protestat e të rinjve kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesa kundër qeverisë dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pamjet e publikuara ngrenë pikëpyetje mbi përdorimin e forcës gjatë ndërhyrjeve policore, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mitur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



