Emërimet në Ministrinë e Drejtësisë, janë bërë sipas lidhjeve shoqërore, miqësore, klanore dhe partiake
Gjonaj ka emëruar këshilltare, një 26 vjeçare, të cilën më herët e ka patur sekretare, ndërsa ka vënë në krye të kabinetit, me porosi të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, vajzën e gjyqtares Gjinofeva Gaba.
Me marrjen e detyrës, në muajin shtator 2017 Etilda Gjonaj ka demostruar paaftësi, dhe arrogancë në ushtrimin e detyrës si Ministre e Drejtësisë.
Më poshtë po rendisim disa fakte dhe prova që vërtetojnë se Ministria e Drejtësisë është në ditët më të këqija në historinë e saj, të pas viteve ’90.
Puna e parë ashtu si çdo ministër ishte plotësimi i stafit të ngushtë apo kabineti. Pa paragjykuar moshën e ministres besonim se boshllëkun në eksperiencën e saj do e mbulonte me këshilltarë me përvojë dhe profesionist.
Por, nuk ishte e thënë, pasi sot Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gonaj 36 vjeç, këshillohet nga një vajzë 26 vjeçare Averina Abazaj, apo e thënë ndryshe ish sekretarja e saj është emëruar këshilltare e Ministrit të Drejtësisë.
Në krye te Kabinetit me porosi të z. Fatmir Xhafaj është emëruar znj. Jonida Gaba, me të vetmin kontribut trashëgiminë e një mbiemri të madh të korrupsionit në drejtësi (vajza e kampiones së korrupsionit Gjinovefa Gaba, gjyqtares së Vlorës).
Pra, janë këta persona që do të Këshillojnë Ministren e Drejtësisë në reformat dhe sfidat e rëndësishme të drejtësisë, komentet e tjera janë të tepërta./CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



