Kaubojsi nuk ndalet, ndryshon look dhe i frymëzuar lëshon deklaratën e fortë
Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj është shfaqur sot ndryshe nga herët e tjera në një video live në rrjetet sociale.
Ndërsa jemi mësuar ta shikojmë me kapelen e kaubojsit dhe shumë praktik në pamjen e jashtme, sot Ndocajn e shohim me një look të ri: pa kapele, por duke ndjekur ndoshta edhe trendin më të ri të meshkujve shqiptar, duke lënë mjekër të gjatë.
Megjithatë, lajmin Ndocaj nuk e ka dhënë vetëm te pamja e tij e jashtme, por i frymëzuar teksa drejtonte mjetin e tij ka lëshuar edhe disa deklarata të forta, lidhur me deklaratat e mëparshme të ambasadorit të SHBA, Donald Lu për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.
“Nuk është marrë asnjë iniciativë për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”. Protestonin për veten e vet sidomos këto të LSI. Politikën në Shqipëri nuk e dua se janë të kriminalizuar për 27 vite, tani ato vetëm shtohen. Shqiptarët duan të lirohen pas këtyre 27 viteve nga këto kriminela. Mafia bashkepunon me pushtetin në çdo qelizë. Nga kryeministri e poshtë duhet të dalin para drejtësisë por edhe ish-kryeministrat”, tha Ndocaj.
Ndërkohë, ish-deputeti i ka bërë një thirrje edhe kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut që të marrë situatën në dorë dhe të hapë dosjet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë.
“Shpresoj që Arta Marku ta ndjekë këtë video. Mirditoret ishin ata që kanë ndërtuar të parët shtet, si Arbri. Qeveria e parë u shpall në Fan të Mirditës, shpresoj që duke qenë se kjo është një zonjë mirditore e papërlyer në këto vite tranzicioni të vështirë të arrijë të hapë dosje që janë mbyllur në sirtarët e prokurorisë dhe të garantojë se s’ka nevojë as për hetime e verifikime se ato janë bërë haptas, vjedhje, vrasjet, tradhëtitë çdo gjë ka ndodhur haptas, se ata s’kanë pasë frikë askënd dhe prokurorët i kanë pasë të vetët”, u shpreh ndër të tjera ish-deputeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



