E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skënder Hita: Kemi identifikuar 52 persona për dhunën në protesta
Lajme

Skënder Hita: Kemi identifikuar 52 persona për dhunën në protesta

201 punonjës policie kanë mbetur të lënduar dhe të plagosur gjatë dy javëve të fundit, ndërsa 52 persona janë identifikuar si të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme gjatë protestave në kryeqytet.

Shifrat u bënë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili deklaroi se strukturat policore kanë intensifikuar punën për identifikimin e personave të përfshirë në incidente.

Sipas tij, disa prej personave të dyshuar janë përpjekur të fshehin identitetin, por kjo nuk e ka ndalur procesin hetimor. Hita bëri të ditur se po vijon këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në aktet e dhunshme.

Gjatë deklaratës, kryepolici iu drejtua edhe prindërve, duke u kërkuar të tregojnë kujdes dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të mitur në incidente të tilla.

“E drejta për të protestuar nuk ndalohet, por dhuna nuk mund të justifikohet”, u shpreh Hita, duke theksuar se Policia do të vijojë dokumentimin e rasteve dhe do të veprojë në përputhje me ligjin.

Hetimet për ngjarjet e dy javëve të fundit vijojnë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse shqyrtimi i pamjeve filmike do të çojë në identifikimin e personave të tjerë të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.