E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Grushta, shkelma dhe gjak”, studenti rrëfen tmerrin brenda Ministrisë së Arsimit
Lajme

“Grushta, shkelma dhe gjak”, studenti rrëfen tmerrin brenda Ministrisë së Arsimit

Një dëshmi tronditëse për dhunën e pretenduar ndaj studentëve brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit është bërë publike nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila është takuar me një prej të rinjve të shoqëruar gjatë ditëve të para të protestës.

Studenti tregon se në momentin e ndalimit ndodhej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas rrëfimit të tij, ai ishte shkëputur nga protesta dhe po kthehej në shtëpi, kur u ndalua nga një person civil dhe më pas iu dorëzua një efektivi të forcave “Shqiponja”, i cili e shoqëroi brenda Ministrisë së Arsimit.

Aty, sipas dëshmisë, ai dhe të ndaluar të tjerë u përballën me dhunë fizike dhe fyerje të rënda. I riu pretendon se nuk bëhej dallim moshe mes personave të ndaluar, duke përmendur të rinj 16-vjeçarë, por edhe persona deri në moshën 43-45 vjeç.

“Grushta, shkelma. I thoshin fjalë nga më të ndyrat, i poshtëronin. Vendi u bë me gjak kudo, si zonë lufte”, rrëfen studenti.

Ai ngre gjithashtu pretendime të rënda për mënyrën se si është trajtuar pas dhunës. Sipas tij, pasi përfunduan goditjet, të ndaluarit u lanë me ujë dhe ambientet u pastruan, ndërsa efektivët dolën prej aty sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Studenti pretendon se goditjet shmangnin fytyrën, me qëllim që të mos linin shenja të dukshme, ndërsa dhuna, sipas tij, vijonte edhe gjatë transportimit me furgon.

I riu tregon se ka qëndruar tre netë e katër ditë në paraburgim, ku ka takuar edhe studentë të tjerë që, sipas tij, kishin pësuar dhunë. Mes tyre përmend edhe një person të Kryqit të Kuq, i cili pretendonte se nuk kishte qenë pjesë e protestës.

Deputetja Erisa Xhixho e ka publikuar rrëfimin duke ngritur pikëpyetje të forta për atë që pretendohet se ka ndodhur brenda institucionit që drejton arsimin në vend.

Dëshmia përmban akuza serioze ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilat kërkojnë verifikim dhe hetim nga organet kompetente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.