Rama, armiqtë Gysi-Erion, “iraniani” dhe “francezi”
Publikuar nga Andi Myrta
Përse janë tërbuar Rama dhe Balluku ndaj dyshes dikur “grurë e mjaltë”, Erion Veliaj dhe Ergys Agasi? Janë të dy bashkë sekretet, veshur dhe zhveshur, të Ramë-Belës.
Dëbimi i dhunshëm në Fier, e një ditë më pas shpallja e Veliajt armik, është paranoja e Ramës se çfarë mund të flasë e të thotë kryebashkiaku.
Vjena plus…
Është një nga kapitujt ku KM mbetet lakuriq, bashkë me zëvendësen e pandehur. Emra përfituesish të inceneratorëve. Kjo mund ta kthejë hetimin te Ramë-Bela, Agaçi, Subashi, Sako e disa media në barkun e dosjes. Njëherësh, të zbardhë xhepat e përfituesve të dhjetëra milionë eurove të djegësave.
“Veliaj mbështet protestat”, shfryu Rama. Janë në dëshmitë e mundshme të tij një turmë masakrash: Teatri Kombëtar. Urdhëri për ta shembur për tre ditë, ose… Rindërtimet. Lejet e ndërtimit. Ndrangheta me investime. Eco Tirana dhe Verona. Kudo është Rama.
Ra versioni Iran. “Iraniani” trazues paska qenë Veliaj. Çudira me thes. I kujtohen TEC-et lundruese dhe aty kishte pak Iran në hetim e pak Kim në përfitim. Apo Charles, FBI-it. Atëherë Rama dhe Veliaj ishin bashkë dhe hetimi ka gjasa të flasë pas pesë vitesh konservë, tani shpejt që të thotë diçka për disa ngjarje plumb të rënda.
Lista është pa fund…
Fundja, Erioni nuk ka qenë as në Monako, as në Aruba, Majorka, Antverp. Ata që kanë qenë janë akoma jashtë burgut. Janë te fraksionet e SPAK-ut. Por kanë marrë leje ndërtimi sa janë kërdisur, shumëkatëshe…
Gysi ka mall për film hollivudian tronditës. Aty janë të gjithë cullak. Edhe KM vetë. Është SHISH-i, Kadastra, AKSHI, bandat investitore, Policia e Shtetit. Është ortaku Ermal Beqiri. Ose halli francez me arkiv tronditës.
“Kam korruptuar Ramën”, tha ai (shtetin), dhe nuk është dënuar askush.
Gysi di kush, kokainëshitës, merrte favore nga shefi. Mund të dijë dhe gjëra rreth vrasjes së Ervis Martinajt. Biznesi ku ai ishte grosist sot menaxhohet nga grupet kriminale, me leje të Edvin-Ols-Ramës: call center-at, kriptomonedhat, prodhuar edhe nga megavjedhja e energjisë.
Gysi di për katër vjet për mafian e zyrave publike, aq sa di edhe vetë Rama. Di për Ronin dhe Rraketën e të tjerë hajdutë bandash.
Ministrat janë të gjithë në SPAK. Gjysma e bashkiakëve po aty. Deputetët janë kartona të korruptuar e të kriminalizuar nga vjedhja bashkë.
Armiqtë vetëm shtohen për Ramën.
Ndaj, në krah të delir-përdorjes së Demo-Hitajt, jo thjesht nga malli, por nga halli, si dhe anemisë së Klodian Brahos, Rama shton grupet armiqësore që duhen asgjësuar. Dhunë e gjoba deri në vrasje.
Hollojeni e pastrojeni pijen, djema. Se ju zë. E si dihet, nga merr dëmi…
Rama është bërë si babai shpirtëror Enver, në vitet e fundit të pushtetit e të jetës. Kur i thoshte Beqir Ballukut se ishte “një mut muti” dhe kur Nexhmija i dukej si grup armiqësor…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



