E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja çame/ Rrëfehet Kotzias: Ja çfarë diskutova me Bushatin në Korçë
Lajme

Çështja çame/ Rrëfehet Kotzias: Ja çfarë diskutova me Bushatin në Korçë

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka sqaruar opinionin publik në Greqi si dhe opozitën për bisedimet me Shqipërinë si dhe takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Korçë.

Kotzias tha se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është diskutuar gjatë takimit që ka pasur me Bushatin. Ai është shprehur se bisedimet janë fokusuar tek çështjet e mbetura pezull dhe mosmarrëveshjet në 70 vitet e fundit.

“Nuk ekziston çështja çame dhe nuk ishte temë e diskutimit mes dy palëve. Bisedimet me ministrin Bushati u përqendruan në çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe kemi përparuar për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme. Ka përmirësim në marrëdhëniet greko-shqiptare nga dialogu i vazhdueshëm”- ka thënë Kotzias, njofton gazeta greke ‘Kathimerini’.

Kujtojmë se Ditmir Bushati dhe Nikos  Kotzias kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor 2017 dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.