“Arroganca nuk mund të fshehë gënjeshtrat e ministrit Bushati!”
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj shprehet përmes një statusi në rrjetin social se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u soll me arrogancë këtë të hënë në dëgjesën e kryer në komisionin e politikës së jashtme, pasi sipas saj ai u mundua të kamuflojë të vërtetën.
Për më tepër lexoni postimin:
Sjella arrogante e Ministrit Bushati sot në Komision me çduket ka patur për qëllim të kamuflojë të pavërtetat që tha.
Ndërkohë që Bushati foli për diskutime lidhur me çështjen Çame dhe theksoi se po gjenden zgjidhje për pronat e tyre, Ministri Grek Kotzias thekson se asnjë diskutim nuk është bërë mbi këtë çështje.
Çdo iniciativë që shërben për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë është e mirëpritur dhe vlen të përshëndetet, por kur nga qveria serviren gënjeshtra të gjithë fillojmë të dyshojmë.
Megjithatë nuk duhet të habitemi Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në institucion!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



