E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hambari në Greqi, spektakli TV i Partisë në Shqipëri
Lajme

Hambari në Greqi, spektakli TV i Partisë në Shqipëri

Publikuar nga Andi Myrta

Portet janë një pasuri e jashtëzakonshme për kombet .
Janë një hambar me lekë për pasurin e një kombi, sidomos në këto kohë lufte, ku mbas 6 viteve bota është futur në një krizë të fortë identiteti.

Porte ka kudo në Mesdhe, ka edhe në këtë Ballknin tonë të trazuar me probleme.

Porte ka edhe Shqipëria, por historia e saj ekonomike nuk dihet ku ndodhet…

Kush po përfiton nga ekonomia e luftës, ajo nafëmbajtëse ajo e porteve?

Nuk ëwhtë e vështirë të thuhet se kush po përfiton më shumë nga ky hov. Ndonëse gati 80% e prodhimit ditor të naftës bruto transportohet përmes detit, tregu i cisternave të naftës mbetet mjaft i errët, i drejtuar nga qindra sipërmarrës të vegjël që zotërojnë nga një deri në dhjetë anije.
Shumë prej tyre e kanë bazën në Greqi një vend që, sipas të dhënave më të fundit të OKB-së, kontrollon gati 20 % të kapacitetit global të transportit detar të mallrave, më shumë se Kina dhe Japonia së bashku.
Më shumë se Kina dhe Japonia së bashku, dy gjigand të tregut botërorë.

Shifra është ulëritëse 20% e kapacitetit global, shifra është tornditëse për këtë Ballkanin tonë të mbushur me halle.

Greqia një vend ballkanik ka në dorë 1/5 e vëllimit global në portofolin e ekonomisë nafëmbajtëse, duke treguar me fakte pa propagandë në stilin e zakonshëm të autokracive ballkanike, aty ku më shumë prodhohen lajme boshe dhe plane industriale zero.

Zero….

Aty ku betoni vlen më shumë se planet industriale.
Aty ku masat mashtrohen me ngjyrart e Instagramit, humorin e selive të partisë,me falsifikimin e lajmeve në studiot televizive, aty ku populli do dekada të kuptojë që mashtrohet çdo ditë edhe pse kjo i pëlqen, kjo me të vetmin çmim degradimin e shoqërisë për një copë bukë.

Ndërsa Partia jonë, ka hallin se kush do mar në dorë lidershipin e ri në vitin 2026, mbas gati 8 dekadave dule ulëritur çdo ditë në studiot TV, shifrat e ekonomisë reale e nxjerin lakuriqë.

Po të kthehemi tek shtetet normale, tek shifrat ….

Kaosi në ngushticën e Hormuzit po e përmbys tregun e anijeve cisternë për naftën.

Sot, kushton më pak të lëshosh një raketë në hapësirë ​​sesa të dërgosh një anije të ngarkuar me naftë bruto nga Shtetet e Bashkuara në Kinë.

Sipas ndërmjetësit detar “Gibson”, kostoja e marrjes me qira të një anijeje të madhe cisternë për një udhëtim vajtje-ardhjeje 100-ditor nga bregu amerikan, në fillim të tetorit 2026, i kaloi 80 milionë dollarët.

Ky krahasim ilustron fazën e jashtëzakonshme që po kalon aktualisht sektori i naftëmbajtëseve,një sektor që përfshin anije gjigante, disa prej të cilave arrijnë deri në 400 metra gjatësi, sa katër fusha futbolli.

Këto anije mund të transportojnë 300,000 tonë “ar të zi” – një vëllim i barabartë me 260 pishina olimpike, të cilat drejtohen nga ekuipazhe prej 20 deri në 30 vetash, ku ato mund të qëndrojnë në det për gati dy muaj për një dërgesë të vetme.

Sipas përllogaritjeve të Goldman Sachs, tarifa mesatare e qirasë për një anije mallrash është rritur nga 3 dollarë për fuçi një vit më parë, në mbi 20 dollarë për fuçi sot – një rritje shtatëfish.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.