Nëntori i tretë, arrest ose arrati, studentët ta kanë prerë biletën narcogjatësi
Ka nisur të gjobisë studentët narcogjatësia. Gjobit rininë. Të ardhmen. Shpresën e ekzistencës së kombit. Çfarë do ju marrësh?! Çfarë do ju vjedhësh sërsish? Edhe të sotmen. Të nesërmen. Prindërit. Familjet. !!??!
Sepse i ke frikë.!
Sepse ata reagojnë. Sepse ata kanë guxim. Kanë kurajo. Kanë jetë. Kanë ndershmëri. Kanë integritet. Kanë dinjitet. Kanë dije. Kanë të ardhme. Kanë të drejtë. Kanë pafajësi. Kanë një atdhe për ta mbrojtur.
Nuk servilosen. Nuk lëpihen. Nuk zvarriten. Nuk jargaviten. Nuk nënshtrohen. Nuk shiten. Nuk blihen. Nuk dorëzohen. Nuk ikin. Nuk largohen. Nuk bëhen emigrantë. Nuk janë as nuk bëhen kurrë si ti narkokryeministër.
Por
Ata protestojnë. Revoltohen. Zemërohen. Rezistojnë. Luftojnë. Qëndrojnë. Përballen.
Kundër vjedhjes. Korrupsionit. Kundër plaçkitjes së pasurisë e pronës publike. Kundër krimit ortak qeveritar. Kundër Mafies shefe të pushtetit.
Betejën me rininë e ka humbur çdo diktator, siç do e humbasë keq e më keq narcoRama.
Fundi
Narcogjatësi. E ke prekur fundin. Je drejt humnerës. Drejt larjes së mëkateve. Drejt vuçizimit tënd. Drejt qelisë ose arratisë. Studentë,.ruani fletët e gjobave komike. Do të jenë themeli i një muzeu të diktatorit të dytë dhe për ju dëshmi e një fitoreje ndaj tij. E gjithë shoqëria, të gjithë opozitarë e qytetarë, në mbështetje të Studentëve. Të gjithë. Një për një. Nëntori i tretë ka nisur. Nëntori i Skënderbeut, ai i pas Luftës së Dytë dhe Diktatorit të dytë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



