Kjo është e moshuara që humbi jetën nga shpërthimi tragjik në Elbasan
Hatixhe Berisha është 82-vjeçarja që humbi jetën pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi një pallat në Elbasan mesditën e sotme. E moshuara ndodhej në apartamentin e saj, në të njëjtën ndërtesë ku shpërtheu banesa e fqinjit, por nuk arriti t’u mbijetonte pasojave të ngjarjes së rëndë.
Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe preku rëndë strukturën e pallatit, duke shembur mure dhe pjesë të shkallëve të brendshme të ndërtesës. Forca e tij ishte aq e madhe, sa tronditja u përhap në të gjithë objektin, duke rrezikuar edhe banorët e apartamenteve të tjera.
82-vjeçarja u gjet pa shenja jete në vendngjarje. Ndërkohë, disa persona të tjerë pësuan probleme nga asfiksia dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ka shkaktuar alarm te banorët e pallatit, ndërsa dëmtimet e konstatuara në ndërtesë kanë bërë të nevojshme ndërhyrjen e autoriteteve dhe evakuimin për të shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve.
Vdekja e Hatixhe Berishës e kthen shpërthimin në një tragjedi të rëndë për Elbasanin, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe shkaku që çoi në shpërthimin e fuqishëm në apartamentin e fqinjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



