Pakti me Greqinë/ Monika e irrituar: Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, po e bën satrapi Edi Rama
Pas deklaratës së kreut të diplomacisë greke Nikos Kotzias, i cili duke folur për marrëveshjen që po diskutohet mes Shqiperisë dhe Greqisë , tha se Shqipëria ka pranuar zgjerim të hapsirës ujore greke ka reaguar me tone të ashpra kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila e cilëson kryeministrin ‘satrap’, i cili shet gjithçka për karrigen e tij.
“Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerim të hapesirës ujore greke me 12 milje detare”- ka thene Kotzias, cituar nga media greke.
Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:
A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.
Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohë e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës .
Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.
Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.
Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe./ Pamfleti.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



