Po i keni mbushur 40 vjeç, merrni këtë vitaminë
Vitaminat dhe lëndët ushqyese luftojë sëmundjet që lidhen me moshën. Dhe mënyra më e mirë për ti luftuar është duke pasur një dietë të shëndetshme.
Ndoshta trupi juaj nuk punon në të njëjtën mënyrë pas të dyzetave, si të ishit njëzet vjeç. Masa muskulare fillon të përkeqësohet, ka më shumë gjasa të shtoni në peshë, menopauza mund të fillojë së shpejti dhe rreziku i sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti fillon të rritet.
Ja çfarë sugjerohet të merrni për të përmirësuar shëndetin tuaj dhe metabolizmin:
Vitamina B12
Pasi të 40-ave, vitamina B12 duhet të përdoret me patjetër nga të gjithë. Është e domosdoshme për funksionimin normal të gjakut dhe trurit.
Fëmijët dhe të rriturit e marrin B12 nga mishi, pula, peshku, qumështi, vezët.
Kalcium
E nevojshme për parandalimin e tkurrjes së muskujve dhe funksionimin e zemrës. Nëse ju nuk jeni duke marrë mjaftueshëm kalcium nga dietën tuaj, trupi “vjedh” kalcium nga kockat tuaja dhe i dobëson ato.
Vitamina D
Vitamina D është një domosdoshmëri, sidomos pas të dyzetave, sepse ndihmon në mbrojtjen kundër ndryshimeve të lidhura me moshën. Mungesa e vitaminës D çon në përhapjen e sëmundjeve si diabeti, sëmundjet e zemrës, sklerozën e shumëfishtë, dhe kancerin e gjirit dhe kolorektal Vitamina D është gjithashtu thelbësore për thithjen e kalciumit në trup.
Burimet dietike përfshijnë peshqit, qumështin e fortifikuar dhe drithërat.
Magnez
Një funksion kyç i magnezit është për të ndihmuar në rregullimin e presionit të gjakut. Mangësitë e tij janë të lidhura me sëmundjen e zemrës, diabetin dhe inflamacionin. Gjendet tek zarzavatet me gjethe të errëta, fasulet, sojet , arrat, farat dhe avokado.
Kalium
Kaliumi luan një rol kyç në mbajtjen e presionit të gjakut, pa marrë parasysh moshën tuaj. Tek gratë që përjetojnë postmenopauzën, hulumtimet sugjerojnë shtimin e masës së kaliumit në ushqim. Shumë kalium dëmton traktin gastrointestinal dhe të zemrës, dhe mund të shkaktojë potencialisht atakun kardiak.
Banania, patatja e ëmbël, thjerrëzat kanë përmbajtje kaliumi.
Omega-3
Teknikisht nuk është një vitaminë, Omega-3 meriton një vend në këtë listë për shkak të përfitimeve të panumërta shëndetësore. Ndihmon që ju të luftoni disa nga ndryshimet negative si plakjen, rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës etj. Hulumtimet kanë treguar se omega-3 ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe luan një rol në ruajtjen e kujtesës dhe të të menduarit mprehtë
——–
KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



