Veliaj çon çështjen në Gjykatën e Lartë, kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin që lidhet me pezullimin e afateve të paraburgimit gjatë procesit gjyqësor ndaj tij.
Kërkesa është depozituar një ditë më parë dhe lidhet me mënyrën se si janë llogaritur afatet e paraburgimit në rastet kur seancat e gjykimit në themel janë shtyrë. Veliaj kundërshton që këto periudha të mos përfshihen në përllogaritjen e afateve ligjore të masës së sigurisë.
Sipas raportimeve, çështja tashmë ka kaluar në procedurën e shortit për përcaktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën. Shorti i është caktuar gjyqtares Albana Boksi.
Ankimi në Gjykatën e Lartë përbën një tjetër zhvillim në betejën ligjore të Veliajt, i cili kundërshton mënyrën e trajtimit të afateve të paraburgimit gjatë procesit gjyqësor. Në thelb të kërkesës qëndron pikërisht ligjshmëria e pezullimit të këtyre afateve në kushtet e shtyrjes së seancave gjyqësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



