E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca plenare, Ruçi-Bashës: Mos u bëj si…
Lajme

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca plenare, Ruçi-Bashës: Mos u bëj si…

Seanca e sotme plenare është ndërprerë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ruçi ndërpreu seancën pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren.

Tensionet në sallën e Kuvendit nisën pasi deputeti Edi Paloka tha se deputetët e opozitës ishin kontrolluar nga garda në hyrje të Kuvendit.

Deputetët e PD-së janë ngritur në këmbë në shenjë proteste. Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ngrit pranë foltores dhe Ruçi iu drejtua me fjalët: Mos prek punonjësit e gardës, mos u bëj si alabak.

Më herët Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, pasi ky i fundit nisi të fliste për ekstradimin e Nezar Seitit. Ruçi tha se Spaho nuk duhet të fliste për çështje jashtë rendit të ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.