Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil
🇬🇧 Read in EnglishNjë shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur Ksamilin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një sasi e vogël tritoli dyshohet se është hedhur në oborrin e banesës së një 76-vjeçari, duke shkaktuar dëme materiale.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:45, në banesën e shtetasit me inicialet I. A., banues në Ksamil.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shkaktuar dëme të vogla në pronë. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Nën drejtimin e Prokurorisë, hetuesit po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për zbardhjen e motiveve që qëndrojnë pas vendosjes së lëndës plasëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



