Bes Kallaku hap zemrën për dashurinë e re: Jam më i lumtur se kurrë
🇬🇧 Read in EnglishBes Kallaku ka folur publikisht për kapitullin e ri sentimental në jetën e tij, duke pranuar se po përjeton një periudhë të veçantë dhe se ndihet më i lumtur se kurrë.
I ftuar në një bisedë live me Luiz Ejllin, aktori dhe humoristi u ndal te lidhja e tij e re, duke ndarë edhe mënyrën se si e përjeton këtë marrëdhënie.
“Jam më i lumtur se kurrë. Bibla thotë se lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Ia di vlerën gjithçkaje që kam dhe jam falënderues. Dashuria është qetësia e zemrës, paqja e shpirtit dhe gjumi i ëmbël”, u shpreh Kallaku.
Gjatë bisedës, Luizi ndërhyri duke vënë në dukje ndryshimin që ka vënë re tek miku i tij, veçanërisht kur ai flet për partneren e re.
“Më bëhet zemra mal që ajo ka arritur të të bëjë kaq të lumtur. Të ndryshon komplet fytyra kur flet për të. E ke private, mbaje, prandaj po flas unë për ty”, tha Ejlli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



