E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari publikon fotot e vrasësit të Ivanoviçit: U pagua 40 mijë euro
Lajme

Gazetari publikon fotot e vrasësit të Ivanoviçit: U pagua 40 mijë euro

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviç ka publikuar disa fotografi për të cilat beson se janë personat e përfshirë në vrasjen e liderit Oliver Ivanoviçit.

Kjo deklaratë e Cvetkoviçt erdhi pasi sipas hetimeve të përbashkëta me gazetarë shqiptarë nga Kosova, është zbuluar se personi kishte ardhur në Kosovë me 12 janar dhe kishte përshkuar rrugën afër zyrave të Ivanoviçit rreth katërmbëdhjetë herë brenda asaj kohe, ndërsa pas atentatit ndaj Ivanoviç, ky person kishte lënë Kosovën.

Besohet se asnjë politikan në Kosovë e Serbi nuk është i përfshirë në këtë vrasje, duke shtuar se prapavija e vrasjes është kriminale.

Sipas gazetarit, shuma që është dhënë për vrasjen është 40.000 euro.


 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.