E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nipi i ‘eskobarit’ të drogës, Rigels Balili i LSI, politikë me fatkeqësinë e banorëve: Urën, që rrezikon shembjen, e inauguroi Xhaçka
Lajme

Nipi i ‘eskobarit’ të drogës, Rigels Balili i LSI, politikë me fatkeqësinë e banorëve: Urën, që rrezikon shembjen, e inauguroi Xhaçka

Moti i keq si pasojë e reshjeve të dendura kanë ‘pushtuar’ një pjesë të madhe të vendit, ndërkohë që situata paraqitet problematike në Sarandës. Në këtë qytet mësohet se është pezulluar lundrimi në det, ndërsa dallgët arrijnë deri në 7 ballë.Po ashtu, problematike paraqitet situata edhe në Bashkinë e Delvinës, pasi janë rritur ndjeshëm prurjet e lumit të Kalasës, duke rrezikuar kështu që të shembet ura e Vanes. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili tha se po ndërhyhet për të parandaluar prishjen e urës. Ai pohoi se nëse ura shembet, rreth 350 familje do të bllokohen.“Situata është përkeqësuar. Po rrezikohet ura që u inaugurua nga ministrja Xhaçka, por punimit nuk kanë qenë aq të mira. Në fillim të dhjetorit bëmë një ndërhyrje provizore, por nuk e përmirësoi situatën”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.