A dëshmon kjo se Toka është e rrafshët?
Disa të vërteta nuk mund të kontestohen asnjëherë, për këtë pajtohemi që të gjithë, si për shembull: një plus një bëjnë dy, qielli është i kaltër dhe Toka është e rrumbullakët, apo jo?
Por për Flat Earthers – njerëzit të cilët thonë se Toka është e rrafshët dhe NASA është një makinë e qeverisë për të bërë propaganda – kjo temë mund të vihet në debat.
Ka pasur shumë përpjekje nga këta njerëz për të dëshmuar se Toka nuk është e rrumbullakët, transmeton Gazeta Express.
Kohët e fundit, një njeri me emrin Mike Hughes tha se do të fluturojë për në gjithësime një anije kozmike në përpjekje për të parë lakueshmërinë “e pretenduar” të botës.
Në fund të vitit të kaluar, shumë Flat Earthers u mblodhën në Konferencën Ndërkombëtare të Flat Earth. Në mesin e tyre ishte Mark Sargent, i cili ka shumë ndjekës në YouTube falë videove të tij.
Ja disa dëshmi që Flat Earthers ofrojnë për të “dëshmuar” se Toka është e rrafshët:
Askush nuk ka bërë kurrë pretendime rreth Antarktidës
Flat Earthers llogarisin faktin që askush asnjëherë nuk ka thënë se Antarktida mund të nënkuptojë që Toka është e rrafshët. Ata gjithashtu argumentojnë se Antarktida nuk është kontinent, por një copë toke 360 shkallë e përbërë nga akulli që rrethon planetin dhe mban oqeanet, transmeton Gazeta Express.
Mark Sargent vë në pah në kanalin e tij traktatet ndërkombëtare që mbrojnë kontinentin. Ai pyeti në YouTube:
“A njihni ndonjë traktat që ka zgjatur kaq gjatë midis vendeve të industrializuara? Për më tepër, a njihni ndonjë pjesë të pasurive të paluajtshme që nuk i zotëron askush?”.
Përdorni sytë
Ata thonë se nëse shikoni në horizont, çdo gjë është e rrafshët. Edhe nëse shikoni mes liqenit Miçigan dhe Çikagos – horizonti është i rrafshët.
Niveli
Çdo hapësirë me ujë që përputhet me lakimin e Tokës do të ishte e fryrë në qendër të saj, thuhet sipas Flat Earthers. Ata argumentojnë se fizika natyrore e ujit për të gjetur dhe mbajtur një nivel në sipërfaqe e dëshmon atë.
Gjithashtu, në vitin 1838, dikush zhvilloi një sërë eksperimentesh përgjatë një gjerësie prej gjashtë kilometrash të lumit Old Bedford për të dëshmuar këtë.
S’ka fotografi autentike të Tokës
Disa Flat Earthers thonë se nuk kemi fotografi aktuale të Tokës. Ata thonë se fotografitë që i njohim janë të manipuluara me Photoshop.
Rrezet e Diellit
Nëse Dielli do të ishte 93 milionë km larg, rrezet e tij do të vinin drejt, argumentojnë disa Flat Earthers.
Fundi i reve është i rrafshët
Ata thonë se nëse i shikoni retë, fundi i tyre është i rrafshët kështu që kjo do të thotë se Toka mund të jetë e rrafshët.
Globi nëpër klasat shkollore
Flat Earthers thonë se vetëm pse klasat tona kanë modele “të rreme” të globit, nuk mund të pajtohemi me idenë se Toka është e rrumbullakët.
Një nga shkencëtarët më të njohur në Britani, Profesori Brian Cox njëherë iu ishte përgjigjur pretendimeve se Toka është e rrafshët në një intervistë.
Ai kishte thënë:
“Nuk ka absolutisht asnjë bazë të mendosh se bota është e rrafshët. Askush në historinë e njerëzimit, mesa e di unë, nuk ka menduar se bota është e rrafshët”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



